Orat e Apple janë orat inteligjente më të shitura që janë realizuar ndonjëherë. dhe natyrisht që është një produkt fantastik, por ka gjithmonë hapsira për përmirsime.
Por cfarë ekzaktësisht do të realizojë seria e 3 e orave të Apple . Pajisja po përgatitet të jetë shumë interesante për klientët e saj. Më poshtë është cdo gjë që ne dimë në lidhje me këtë pajisje deri tani .
Karta sim dhe LTE
Ora inteligjente 3 do të jetë e para nga Apple që do të mbështesë lidhjen LTE, dhe pse thashathemet për një lidhje të tillë janë përhapur që në versionin e parë. Gjithashtu ora do të ketë një kartë Sim e cila mbështetet lidhjen me LTE. Shtimi i LTE do të bëjë thirrjet e telefonimit të mundshme direkt nga ora inteligjente. Një analist i Apple thotë se Apple do të arrij të bëjë orën e saj shoqeruesin ideal për punë.
Ekrani
Ora 3 nuk do të përdori të njëjtat panele me prekje si paraadhësit e saj. Ajo do të ketë si burim kapacitetin e xhamit “Glass-film”nga Biel Kristal.
Apple thuhet se është e pakënaqur me rendimentet e prodhuesit e saj të tanishme të qelqit, TPK. Firma ka qenë në gjendje të prodhojë markë të veçantë të qelqit Apple Watch së në shkallë, thuhet se për shkak të sipërfaqes së lakuar të orës inteligjente.
Bateria
Ndërkohë në një raport për Digitime Apple tregon disa çelsa kyc të performancës dhe jetëgjatësisë së baterisë. Apple nuk ka qënë ndonjëherë një performuese e mirë e baterisë, dhe ka vuajtur gjithmonë me problemet e baterisë. Kështu që përmirsimet në këtë pjesë do të ishin të nevojshme. Megjithatë bateria e orës së 2 të Apple zgjaste përgjithësisht 2 orë ose më shumë, kështu që nëse Apple është seriozisht duke punuar në jetgjatësinë e baterisë për orën 3, është e mundur që ajo të jetë gjithashtu në futjen e karakteristikave të reja që mund të ndihmojnë në jetgjatësinë e baterisë.
Dizajni
Shumë janë duke pritur që ora inteligjente 3 të sjellë një ridizenjim ndryshe nga të parat, për fat të keq ky nuk do të jetë viti që ne do të shohim një ndryshim të tillë. Dizajni i përgjithshëm i orës do të mbetet i njëjtë, pavarësisht se ajo do të përfshijë disa tipare të reja kryesore.
Data e lëshimit
Kështu kur do të mund ta marim orën inteligjente? Nga raportet e Digitimes thuhet se ajo do të mund të jetë e disponueshme në tremujorin e tretë të këtij viti.