25,11,2024

Operatorët turistikë të Janinës fillojnë vizitën në Shqipëri

Must Read

turizmi_2398

​Një grup operatorësh turistik të qarkut të Janinës, sot dhe nesër do të zhvillojnë një vizitë në Tiranë, ku do të njihen me destinacionet turistike shqiptare.

Shoqata e Shqiptare e Turizmit (ATA) bëri të ditur se ditën e nesërme në hotel ‘Rogner’ do të zhvillohen sesione takimesh B2B mes agjencive shqiptare dhe përfaqësuesve të hoteleve të qarkut të Janinës të organizuar në shoqatën IRHA me të cilët ATA ka marrëveshje. bashkëpunimi.

Gjatë takimeve, sipas ATA-s, dy vendet do të prezantojnë destinacionet turistike.

Në fund të muajit shkurt ATA me mbështetjen e Agjencisë Kombëtare të Turizmit realizuan një mision të përbashkët në Rajonin e Epirit me qëllim nënshkrimin e një marrëveshje bashkëpunimi.

Marrëveshja e bashkëpunimit konsiston në krijimin e sinergjive që kontribuojnë në drejtim të zhvillimit të produktit rajonal, përmirësimin e cilësisë së produkteve të të dy vendeve, promovimin e përbashkët të destinacioneve Shqipëri e Greqi, veçanërisht të zonave ndërkufitare për të siguruar një pozicionim më të mirë në tregjet ndërkombëtare.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

30 gra udhëheqëse të agrobizneseve përfitojnë 300 mijë euro grante

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami mori pjesë sot në tryezën tematike "Mundësitë e grave në sektorin bujqësor,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img