28,12,2024

OKB: Si n’Shqipëri – si n’Xhamajka, njëjtë

Must Read
Jamaica

Në këtë përfundim ka arritur Organizata e Kombeve të Bashkuara në raportin e saj të fundit për drogën në të gjithë botën. Sipas raportit, vendi ynë gjeneron 2.6 përqind fitime të Prodhimit të Brendshëm Bruto nga droga.

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka publikuar raportin e këtij viti për drogën në të gjithë botën.

Sipas të dhënave në raport, vendi ynë gjeneron 2.6 përqind fitime të Prodhimit të Brendshëm Bruto nga droga.

Kjo shifër rezulton më e lartë në vendin tonë krahasuar me vendet të tjera më të zhvilluara si Italia, Franca e Britania, të cilat janë tregjet kryesore të shitjes së drogave.

Raporti, i cili ka analizuar 129 vende për një periudhë nga 2009 në 2014,  tregon se Shqipëria është një nga vendet e mëdha të kultivimit të kanabisit, së bashku me Kolumbinë, Xhamajkën, Hollandën dhe Paraguain.

Organizata e Kombeve të Bashkuara shkruan se të ardhurat e drogës vetëm në të ashtuquajturën rrugë ballkanike kapin shifrën e 28 miliardë dollarëve në vit.

Në raport shkruhet se në 2014 në Shqipëri janë prodhuar 540 ton drogë dhe janë zbuluar 551.414 bimë kanabis.

Sipas raportit, kanabisi është droga më e kultivuar në botë, kultivimi i opiumit është zvogëluar vitin e kaluar, ndërsa kokaina ka qenë në rritje.

Në forma të ndryshme, kanabisi është kapur në 95 përqind të vendeve gjatë 2014 , kurse sa u përket trafikanteve, pjesa më e madhe janë meshkuj, edhe pse nuk mungojnë femrat.

Megjithatë raporti flet për një tendencë në rënie të femrave të lidhura me trafikun e drogës.

Rreth 3.8 për qind e popullsisë globale ka përdorur kanabis në vitin 2014.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img