Në një mbrëmje festive Organizata ETIKA , ka festuar ditëlindjen e 15 të themelimit dhe një vjetorin e . Forumit regjional të OJQ-ve . Në kuadër të këtij festimi ka nderuar me mirënjohje,Bajram Tahirin, një personalitet shumë të rëndësishëm të kulturës ferizajase, valltarin e mirënjohur që për 35 vite i ka kontribuar kulturës si koreograf i valleve në ansamblin e valleve “Kastrioti” në Ferizaj.
Mbrëmjen Festive e kanë nderuar me prezencë edhe shumë mysafir të kulturës, artit, politikës dhe shoqërisë civile nga Ferizaj, Shkupi, Shqipëria, Tetova, Prishtina dhe rajoneve të tjera të cilët Bajramin e kishin koleg, mik dhe mësues të valleve.
Etika në ambientin e festës ka prezantuar fotografit dhe ka lexuar programin e Organizatës të cilën e ka implementuar për gjatë vitit 2016 dhe strategjinë për vitin e ardhshëm 2017.
Këtë tubim e ka përshëndetur edhe i dyti i Ferizajt ,Xhavit Zariqi i cili ka çmuar lartë kontributin e Bajram Tahiri dhënë kulturës ferizajase për këto 35 vite.
“Bajram Tahiri është ai me të cilin lidhet ngushtë edhe emri i AVI Kastrioti i cili për vite të tëra mbajti gjallë frymën e kulturës dhe emrin e AKV “Kastrioti”, përgatiti dhe përcjelli këtë traditë tek shumë gjenerata të reja” tha Zhavit Zariqi.
Me këtë rast fjalë miradije u thanë edhe nga Xhevdet Shabani. kryetar i AKV “Kastrioti” dhe koreografi i njohur kosovarë Dilaver Kryeziu.
Etika u vlerësua si një organizatë me një rëndësi të veçantë për regjionin dhe për gjatë vitit 2016 ka iniciuar dhe themeluar edhe Forumin e OJQ-ve në regjionin e Ferizajt ku brenda sajë janë 7 organizata jo qeveritare të cilat për gjatë viti kanë realizuar një seri aktivitete.
Në fund të këtij programi ishin valltarët dhe instrumentistët e “Kastriotit” që këtë e me pikat e tyre të vallëzimit kënaqën të pranishmit.