27,07,2024

O’Connell dhe Hoti vlerësojnë lartë procesin e zgjedhjes së drejtorit të Doganave

Must Read

Në një konferencë për media edhe O’Conell edhe ministri Hoti, kanë deklaruar se ky proces duhet të jetë model për emërimet tjera në pozita të larta shoqërore, transmeton lajmi.net

“Procesi i zgjedhjes së drejtorit të Doganave ka qenë shumë transparent. Kandidatët janë ftuar në intervistë, dhe Bahri Berisha doli kandidati më i suskesshëm në konkurs”, u shpreh Avdullah Hoti.

Kurse ambasadori britanik ka vlerësuar se nga ky konkurs ka dalur një rezultat pozitiv, që është mësim se si duhet të zgjedhet dikush në pozita në bazë të meritave e jo nepotizmit.

“Procesi ka shkuar ashtu si është dashur. Me këtë vendim është treguar vullneti politik që vendimet të merren në mënyrë të drejtë. Jo vetëm në këtë projekt por në përgjethsi kandidatët duhet të vlerësohen në bazë të meritës, duke lënë anash nepotizmin, dhe duke krijuar një kulturë tjetër”, u shpreh Ruairi O’Connell.

Në konferencë gjithashtu u vlerësua lartë edhe Memorandumi i nënshkruar mes Ambasadës së Britanisë në Kosovë dhe Qeverisë së Kosovës, e që u tha se kishte shjmë ndikim edhe në mabrëvajtjen e këtij procesi. /Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Protestohet në Ferizaj, kërkohet lirimi i Blerim Ramadanit

Me protestë gjithëpopullore nën organizimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj, sot bashkë me familjarë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img