17,11,2024

OBSH ngre alarmin «Prindër, monitoroni telefonat dhe pajisjet elektronike të fëmijëve,varësia prej tyre krijon çrregullime mendore»

Must Read

Varësia ndaj videolojërave do të klasifikohet për herë të parë nga OBSH (Organizata Botërore e Shëndetit) si një çrregullim i shëndetit mendor. Është ky përfundimi i nxjerrë së fundmi nga klasifikimi i 11-të Ndërkombëtar të Sëmundjeve që do të përfshijë varësinë nga lojërat kompjuterike si çrregullim të shëndetit psikik. Në shumë shtete varësia ndaj lojërave është cilësuar si një problem shëndetësor. Madje në disa prej tyre, si në Britani për shembull, janë hapur edhe klinika private që trajtojnë këtë gjendje. Në udhëzuesin e ri, që pritet të publikohet së shpejti, thuhet se sjellja jonormale ndaj lojërave duhet të jetë e dukshme gjatë një periudhe prej të paktën 12 muajsh “për të caktuar një diagnozë”, por kjo periudhë mund të shkurtohet “nëse simptomat janë të rënda”. Disa nga simptomat e saj janë: humbja e kontrollit mbi lojërat kompjuterike (shpeshtësi, intensitet, kohëzgjatje), dhënia e më shumë prioritet video-lojërave, vazhdimi me lojërat kompjuterike pavarësisht pasojave negative etj. Në Korenë e Jugut ndalohet me ligj përdorimi i video-lojërave nga mesnata në orën 6 të mëngjesit, kurse në Japoni minorenët lajmërohen përmes njoftimeve të rrinë larg tastierës dhe komandave të kompjuterit, ndërsa në Kinë, gjiganti i internetit Tencent ka kufizuar orët që fëmijët mund të luajnë lojërat e tyre më të njohura./Burimi ”BBC”

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img