Lajme

Obama: Nuk dërgojmë trupa në terren për të rrezuar Asadin

By FerizajPress

April 24, 2016

Presidenti amerikan Barak Obama, ka hedhur edhe njëherë poshtë zëra për dërgim të trupave tokësor në Siri.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë theksoi se do të ishte një gabim i madh për SHBA-të dhe Britaninë e Madhe që të dërgonin trupa dhe të rrëzonin regjimin e Bashar al-Asadit.

Sa i takon ISIS-it, Obama tha se  “nuk mund të mposhtet përgjatë 9 muajve të fundit që i kanë mbetur atij në postin e Presidentit të SHBA-ve. Megjithatë ‘ne mund t’ua  ngushtojmë gjithnjë e më tepër territorin në të cilin ata operojnë”.

Presidenti amerikan, i cili ndodhet për një vizitë treditore në Britani tha se Siria “ndodhet në një situatë që ta copëton zemrën, por edhe shumë komplekse. Ndërhyrja ushtarake si e vetme, e për më tepër që ne të dërgojmë trupa në terren, nuk përbëjnë një zgjidhje ideale”, theksoi Obama