02,05,2024

Obama i pikëlluar pas vdekjes së këngëtares Aretha Franklin

Must Read

Obama e ka lartësuar jetën dhe veprën e këngëtares duke e quajtur atë inspirim për botën amerikane, njofton Klan Kosova.

”Ajo na ndihmoi të ndihemi më të lidhur me njëri-tjetrin, më shpresëdhënës dhe më njerëzor. Nganjëherë na ndihmoi të harrojmë gjithçka tjetër dhe vetëm të vallëzojmë”, ka shkruar Obama në facebook.

”Aretha mund të ketë kaluar në një vend më të mirë, por dhurata e muzikës së saj mbetet të na frymëzojë të gjithëve. Michelle dhe unë dërgojmë lutjet tona dhe ngushëllimet më të ngrohta për familjen e saj dhe për të gjithë ata që kanë pëlqyer  muzikën e saj”, ka shtuar ai.

Ylli i hiteve ”Respect” dhe ”Chain of Fools” ka ndërruar jetë në moshën 76 vjeçare në shtëpinë e saj që ndodhet në Detroit,  rast të cilin e ka konfirmuar përfaqësuesi i saj, njofton Klan Kosova.

Viti 2014

Momenti kur këngëtarja Aretha Franklin e bëri me lot Presidenin e dikurshëm të SHBA-së Barack Obama.

 

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img