19,01,2026

Nxjerr gjakun e babait pas 19 vjetësh, vranë djalin e hasmit në dasmë

Must Read
I veshuri me të bardë është viktima e i veshuri me të zezë është dorasi/Foto Panorama

Një vrasje që kishte kaluar në harresë, nëse nuk do të kishte ndodhur një episod i pakëndshëm të shtunën e javës që mbyllëm.

Miraim Isa do të përballej me autorin e vrasjes së tij pak para mbrëmjes së të shtunës. Gjatë një debati të ndodhur në fshatin Orgjos, Isa do ti drejtohej Alidinit se “mirë ja ka bërë babai im që vrau babin tënd”. Kaq ka mjaftuar për të ngjallur një hasmëri të vjetër.

Pak orë më parë, Alidini me një thikë me vete ka shkuar tek dasma që po zhvillohej në fshat. Aty ka gjetur edhe objektivin e tij, Miraim Isën, të cilin e ka qëlluar disa herë me thikë, duke ndërruar jetën pak orë më pas në spitalin e Kukësit.

Autori i vrasjes është vënë në pranga dhe ka rrëfyer gjithë ngjarjen, duke treguar edhe për provokimin që i ishte bërë./panorama

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img