15,06,2024

Nuland-Veseli bisedojnë për korrupsionin, krimin e organizuar dhe Ushtrinë e Kosovës

Must Read

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli zhvilloi sot takim me Viktoria Nuland, ndihmës sekretare në Departamentin e Shtetit Amerikan.

Në takim u bisedua për proceset aktuale nëpër të cilat është duke kaluar Kosova.

Nuland theksoi se Qeveria amerikane vazhdon të mbështesë fuqishëm Kosovën në ecjen e saj përpara. Në këtë kontekst, ajo shtoi se forcimi i sundimit të ligjit, i sistemit të drejtësisë dhe luftimi i korrupsionit e krimit të organizuar, janë thelbësore për përparimin e Kosovës.

Nga ana e tij, kryetari Veseli theksoi se mbetet i përkushtuar tërësisht në agjendën e forcimit të shtetit ligjor në Kosovë, si dhe në reformat e domosdoshme institucionale, që kanë të bëjnë me agjendën euro-atlantike të vendit.
Në takim u bisedua edhe për transformimin e FSK-së, si proces i domosdoshëm në kuadër të forcimit të shtetit të Kosovës./Lajm

veseli nuland

veseli nuland1

veseli nuland3

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ka ndërruar jetë Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës , nënoficeri, Rreshteri i parë i FSK-së Muhamet R. Beqiri

Është ndarë nga jeta veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nënoficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rreshterit i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img