27,12,2024

Nuland largohet optimiste nga Shkupi

Must Read

Tërësisht të zbatohet Marrëveshja e Përzhinës dhe sa më shpejt të arrihet marrëveshje për mbajtjen e zgjedhjeve me qëllim daljen nga kriza politike në të cilën ndodhet Maqedonia.

Ky është mesazhi i ndihmës-sekretares shtetërore të SHBA-së për Evropën dhe Euroazinë, Victoria Nuland që e dha sot në konferencën për media në Ambasadën Amerikane në Shkup pas takimeve me partitë politike dhe sektorin joqeveritar.

“Duket që është arritur një progres i caktuar në implementimin e Marrëveshjes së Përzhinës, por tani është momenti që kjo punë të përfundojë dhe Maqedonia të vendoset në kursin e zgjedhjeve korrekte dhe të lira”, tha Nuland.

Ajo theksoi se partitë politike tashmë kanë biseduar për këtë se si të zhvillohen zgjedhjet edhe para ardhjes së saj, ndërsa pas takimit të sotëm me liderët e VMRO-DPMNE-së, LSDM-së, BDI-së dhe PDSH-së, largohet nga Shkupi e inkurajuar.

“Duhet të them se largohem nga Shkupi e inkurajuar, nga ajo që dëgjova. Shpresoj se ekipet negociuese në disa nga ditët e ardhshme do të bashkohen rreth disa ideve që tani janë në tavolinë me çka do të kapet kursi drejt mbajtjes së zgjedhjeve. Për këtë do të nevojitet vullnet politik nga të gjitha palët dhe unë e ndjeva që ky vullnet ekziston edhe pas takimeve që pata sot”, tha Nuland.

Ajo shtoi se ambasadori Bejli dhe ekipi i tij do të vazhdojë me punën e vështirë së bashku me Bashkimin Evropian me qëllim që partitë politike në vend të gjejnë zgjidhje sa më shpejt që të jetë e mundur.

Qëllimi i dytë i vizitës së saj në Maqedoni ishte që të jepte përkrahje në përforcimin e drejtësisë dhe sundimit të së drejtës.

Diplomatja amerikane nënvizoi se sot ka pasur takime edhe me përfaqësues të sektorit joqeveritar dhe me gazetarë me qëllim që t’i inkurajojë në punën që ata bëjnë. Sot në mëngjes u takua edhe me prokuroren publike speciale, Katica Janeva dhe ekipin e saj dhe gjatë kësaj theksoi se puna e saj është me rëndësi vitale për sigurimin e mbizotërimit të vërtetë të së drejtës, një sistemi përgjegjës dhe të pastër gjyqësor në vend.

“Kjo është diçka që absolutisht është e domosdoshme për Maqedoninë që të arrijë qëllimet e saj euroatlantike, që të arrijë qëllimin e saj që të bëhet anëtare e BE-së dhe e NATO-s për çka e ka edhe përkrahjen afatgjatë të SHBA-së”, tha Victoria Nuland.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img