29,04,2024

Nuland kërkon forcimin e ligjit, luftimin e korrupsionit e krimit të organizuar

Must Read

Zëvendës-sekretarja amerikane e Shtetit, Victoria Nuland është duke qëndruar në Kosovë, ku tashmë ka pasur disa takime me udhëheqësit e institucioneve.

Fillimisht, ajo ka takuar presidentin e vendit, Hashim Thaçi ndërsa më pas është takuar edhe me kreun e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Në njoftimin nga kabineti i kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, thuhet se në takimin me Victoria Nuland, u bisedua për proceset aktuale nëpër të cilat është duke kaluar Kosova.

“Nuland theksoi se Qeveria amerikane vazhdon të mbështesë fuqishëm Kosovën në ecjen e saj përpara. Në këtë kontekst ajo shtoi se forcimi i sundimit të ligjit, i sistemit të drejtësisë, dhe luftimi i korrupsionit e krimit të organizuar, janë thelbësore për përparimin e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Nga ana e tij, kryetari Veseli theksoi se mbetet i përkushtuar tërësisht në agjendën e forcimit të shtetit ligjor në Kosovë si dhe në reformat e domosdoshme institucionale që kanë të bëjnë me agjendën evro-atlantike të vendit.

Në takim u bisedua edhe për transformimin e FSK-së si proces i domosdoshëm në kuadër të forcimit të shtetit të Kosovës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img