29,04,2024

Nuland: Është bërë një propozim i ri për reformën në drejtësi

Must Read

Nënsekretarja amerikane e Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Victoria Nuland deklaroi të dielën në Tiranë, se “është bërë një propozim i ri për reformën në drejtësi, që po negociohet mes palëve”, ndërsa theksoi se në takimet me kreun e qeverisë dhe të opozitës ka parë “dëshirë për të arritur marrëveshje”.

“Ambasadori Lu u ka bërë palëve një propozim të ri për reformën. Propozimi i ri është propozim hibrid me ide nga qeveria dhe opozita”, theksoi më tej Nuland.

“Mendoj se ky është një moment tjetër vendimtar në këtë muaj për demokracinë shqiptare. Reforma në drejtësi dhe parlamenti po punojnë dhe qeveria po negocion me opozitën dhe kjo është tejet jetike për demokracinë.

Do të ishte një kontribut i madh dhënia fund e kulturës së pandëshkueshmërisë dhe do të sigurojë që Shqipëria të ketë një sistem drejtësie që të funksionojë. Është një hap thelbësor për Shqipërinë që të ndërmarrë drejt bisedimeve për t’u anëtarësuar në BE.

Negociatorët nga të dyja palët kanë punuar fort dhe drafti është drejt përfundimit. SHBA ka qenë krenare për punën e saj në lehtësimin e negociatave dhe punën e ambasadave këtu”.

“Është koha për të arritur një marrëveshje, populli shqiptar është duke pritur. Është momenti që të gjithë patriotët e Shqipërisë të bashkojnë forcat”.

E pyetur se çfarë do të ndodhë nëse nuk ka një kompromis apo marrëveshje mes palëve, Nuland theksoi:

“Unë jam amerikane dhe si e tillë jam optimiste nga natyra, dhe sikurse ju e dini, unë punoj për presidentin që thotë “Po, ne mundemi”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img