Nuk ka seancë në Kuvend, deputetët në Francë, bëjnë tifo për kombëtaren

By FerizajPress

June 15, 2016

Duket se përfaqësimi i Shqipërisë në Euro2016 ka eklipsuar edhe urgjencën që ka miratimi i reformës në drejtësi, që është në momentet e fundit.

Këtë të enjte dyert e Kuvendit do jenë të mbyllura. Seanca e përjavshme plenare nuk do të zhvillohet.

Zyrtarisht është njoftuar vetëm mos mbledhja e Parlamentit, por burime të Ora Neës sqaruan dy arsyet pse deputetët do marrin pushim këtë të enjte.

E para lidhet me varfërinë e agjendës parlamentare, pasi aktualisht në komisione janë në shqyrtim vetëm dy projektligje, ai për dhomat e tregtisë dhe industrisë”, dhe projektligji për ratifikimin e protokollit të Traktatit të Atlantikut Verior për aderimin e Malit të Zi”.

E dyta, është mungesa e kuorumit për votimin e projektligjeve, pasi deputetët kanë fluturuar drejt Francës, për të ndjekur ndeshjen e kombëtares shqiptare me ekipin francez, mbrëmjen e së mërkur ës në Marseille.

Duket se përfaqësimi i Shqipërisë në Euro2016 ka eklipsuar edhe urgjencën që ka miratimi i reformës në drejtësi, që është në metrat e fundit.

Këtë të enjte pritej që në seancë palët të ballafaqonin qëndrimet e tyre publike në lidhje për reformën të cilat aktualisht nuk kanë pikëtakim.

The post Nuk ka seancë në Kuvend, deputetët në Francë, bëjnë tifo për kombëtaren appeared first on Lajminet.