19,05,2024

Nuk dihet nëse Veseli do të jetë kandidat për kryetar Kuvendi

Must Read

Koalicioni PDK-AAK-NISMA ende nuk ka vendosur se kë do ta nominojë për kryetar të Kuvendit të Kosovës. Me marrëveshjen politike të arritur mes këtyre subjekteve tashmë është e specifikuar se kjo pozitë i takon Partisë Demokratike të Kosovës e cila mandatin e kryeministrit dhe formimit të Qeverisë ia ka besuar partnerit të koalicionit, kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Megjithatë, ende nuk dihet nëse kreu i PDK’së, Kadri Veseli, do të kandidojë sërish për kryetar të Kuvendit.

Zyrtarë nga kabineti i këtij të fundit i kanë thënë RTK’së përmes telefonit se ende nuk është e sigurt nëse Veseli do të jetë kandidat për kryetar të Kuvendit.

Madje sipas tyre, kjo çështje deri tash nuk është diskutuar as në strukturat e partisë.

Ndërkohë që duke e pasur parasysh verdiktin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014 e ku specifikohet se pozita e kryeparlamentarit i takonit partisë më të madhe apo  koalicionit më të madh të dalë nga zgjedhjet, dy subjektet tjera, Vetëvendosje dhe koalicioni LDK AKR Alternativa ende nuk janë deklaruar nëse do të votojnë kandidatin që do të propozojë koalicioni PAN për kryeparlamentar.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjobë ndaj personit që bëri tejkalim në vijë të plotë, identifikohet kundërvajtja përmes dronit të policisë

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor me datën 18.05.2024 rreth orës 16:35, në rrugën magjistrale Ferizaj-Viti, skatësisht në fshatin Gërlicë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img