07,05,2024

Nora Istrefi me mesazh të ëmbël për Tunën pas lindjes së djalit (Foto)

Must Read

Këngëtarja shqiptare, Nora Istrefi, ka uruar kolegen e saj dhe kunatën, Tuna Sejdi, për lindjen e fëmiut të parë.

Tuna u bë nënë për herë të parë të martën rreth orës 15:00 teksa u përcoll nga një furi raportimesh mediatike.

Tiani i vogël tashmë në jetë po shijon momentet e para, teksa nëna e tij këngëtare po merr edhe urimet e para, shkruan Telegrafi.

Është Nora Istrefi ajo që me një koment të ëmbël në foton e Patris Berishës në Instagram ka uruar kunatën e saj.

“Tian mirë se erdhe në këtë botë. Të paçim shumë unë dhe Renee”, ka shkruar Nora përcjellë me simbole plot zemra.

Nora dhe Tuna duket se do të shijojnë më shumë kohë me njëra-tjetrën dhe pse jo kjo e fundit mund të marrë mësime nga kunata e saj e cila tashmë po e rrit suksesshëm vajzën Renee.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Faton Xhakli zgjedhet selektor i Kombëtarës së Kosovës në Boks

Trajneri i mirënjohur ferizajas Faton Xhakli në mbledhje e fundit të bordit të Federatës së Boksit është zgjedhur selektor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img