Kickboxeri me origjinë shqiptare ka dhënë një intervistë për mediat greke, ku ka shprehur edhe ndjenjat dhe kranarinë e madhe që ka gjak shqiptari, raporton Albeu.
“Greqia është një vend që e dua, pasi familja ime më ka rritur këtu. Nuk e ndërroj me asnjë vend në botë, por gjaku im është shqiptar. Shqipëria është shtëpia ime. Dua që të gjithë të më kuptojnë. Për njerëzit e mi unë jam idhull dhe do më mbështesin gjithmonë”, u shpreh ai në një intervistë për mediat greke.
Kujtojmë që Florian Marku është rritur në Greqi, ka hedhur hapat e parë në këtë sport të vështirë, dhe vijon të stërvitet në vendin fqinjë për të sfiduar edhe kampionët më të mëdhenj në botë për këtë sport.
.