Noar Bajraktari tani është vetëm 11 vjeç por ka hyr në grupin e atyre që po llogariten si talent të futbollit si një talent premtues.
Noari hapat e parë të futbollit i filloi në klubin ferizajas “Vizioni” ku me ndihmën e Qerim Shaqirit-Rusi dhe Vigan Shaqiri po shkon drejt ëndrrave të tij për sportin.
Tani Noari po tregohet i suksesshëm edhe në AFF- Qendrën Sportive Trajnuese në Prishtinë dhe po llogaritet si favorit.
Për këtë AFF-Qendra Sportive Trajnuese, përmes së cilës shumë talent tani po luajnë në ekipet prestigjioze në Evropë, edhe Noarin e ka futur në listën e atyre që shumë shpejt pritet të jetë pjesë e ndonjë ekipi të njohur.
“Falënderojë shokun tim për kontributin që i’a ka mundësuar Noarit të realizojë ëndrrën që ai e ka për futbollin, duke dhënë donacion sikurse për shumë fëmijë qofshin të shokëve apo të huaj,
Qerim Shaqiri-Rusi për hapat e parë në sportin e futbollit,Vigan Shaqirin për stërvitjet e suksesshme, Aff- Qendrën sportive të futbollit dhe përkrahjen e fuqishme për djalin tim Noar Bajraktari” ka thënë Burim Bajraktari, babai i Noarit