18,12,2024

Njëzet raste pozitive me COVID19, 18 raste në Ferizaj

Must Read

18 raste të reja të infektuar me CoronaVirus në Ferizaj, bashkëqytetarë, ju lutemi qëndroni në shtëpi!!!Rezultatet nga mostrat e marra në Ferizaj për rastet e dyshimta me virusin COVID-19 përmbysin numrin e ulët të të infektuarve me këtë virus në Ferizaj.

Janë plot 18 persona nga Ferizaj që sonte nga testet e bëra kanë rezultuar pozitiv në testin e virusit COVID – 19.

Kryesisht janë persona kontakti, familjarë të të infektuarit nga fshati Sazli që ndërroi jetë ditë më parë, por edhe qytetarë nga vendbanime të tjera në territorin e Ferizajt.Rastet pozitive janë raste kontakti, tetëmbëdhjetë (18) raste nga Komuna e Ferizajt (8 Sazli, 3 qytet Ferizaj, 2 Mirash, 1 Varosh, 1 Greme, 1 Talinoc i Muhaxherëve, 1 Neredime dhe 1 Lloshkobare).Profesionistët shëndetësor po bëjnë gjithë çfarë është e mundur që situata të mbahet nën kontroll, Shtabi Emergjent ka ngritur kapacitetet e saja vepruese në shkallë të gjerë, porse është e domosdoshme të zbatohet thirrja për qëndrimin në shtëpi.

Ferizajas, ju lutemi, qëndroni në shtëpi, është në dorën tuaj fati e shëndeti i qindra bashkëqytetarëve, mos lejoni që të bëheni shkaktarë të një shpërthimi të frikshëm epidemik që do të rrezikonte masivisht shëndetin publik.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik sapo ka publikuar rezultatet e analizave të sotme. Nga kjo ka rezultuar se nga kanëm dal se vetëm në Ferizaj janë 18 raste pozitive.

Rastet e konfirmuara nga IKSHP në komunën e Ferizajt janë:
(18) raste nga komuna Ferizaj (8 Sazli, 3 qytet Ferizaj, 2 Mirash, 1 Varosh, 1 Greme, 1 Talinovc i Muhaxherëve, 1 Neredime dhe 1 Lloshkobare),

KATËRMBËDHJETË TË SHËRUAR DHE NJËZETË E TRE RASTE POZITIVE ME COVID-19!

Sot më 10 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar  gjithsej 189 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, gjithsej njëzet e tre (23) prej tyre kanë rezultuar pozitive.

Rastet pozitive janë raste kontakti, nëntëmbëdhjetë (18) raste nga komuna Ferizaj (8 Sazli, 3 qytet Ferizaj, 2 Mirash, 1 Varosh, 1 Greme, 1 Talinovc i Muhaxherëve, 1 Neredime dhe 1 Lloshkobare),  2 raste Viti, 1 rast Hani i Elezit, 1 rast Prizren dhe 1 rast Prishtinë.

Sot më 10 prill 2020, janë të shëruar edhe katërmbëdhjetë (14) pacient, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej pesëdhjetë e dy (52).

Nga data 08 shkurt  deri më 10 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.876 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej dyqind e pesëdhjetë (250) me 7 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Nga data 13 mars 2020 kur janë konfirmuar dy rastet e para, deri me 10 prill 2020 gjithsej dyqind e pesëdhjetë (250) raste pozitive të konfirmuara për virusin SARS-CoV-2.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 4.176 kontakte të rasteve.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 10 prill 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 1.675.285 raste të COVID-19 dhe 101.485 raste të vdekjes.

QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!

MBANI DISTANCË FIZIKE PËR SË PAKU 2 METRA!

NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

Ju faleminderit për mirëkuptim!

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img