Kryetari i këshillit të Partisë Radikale Serbe (SRS) në Kosovë, Zvonko Mihajloviq, është arrestuar sot në Shtërpce.
Siç raporton agjencia serbe e lajmeve “Beta”, sipas anëtarit të SRS, Dobrosav Dodriq, Mihajloviq është arrestuar pa urdhër dhe arsyetim, pas një bastisje të njësiteve speciale të Policisë së Kosovës në shtëpinë e tij, transmeton lajmi.net.
Dodriq ka shtuar se policia “ka sulmuar familjen Mihajloviq, gruan dhe tre fëmijët, gjatë kohës kur ata po flenin”.
Ndërsa, bëhet e ditur se arsye e arrestimit, ka qenë armëmbajtja pa leje.
Dobriq ka shtuar se nuk e di vendin se ku gjendet Zvonko Mihajloviq.