18,11,2024

Njeriu që dyshohet se vrau Haklajt e Tropojës, truprojë e Fatos Nanos

Must Read
Fatos Nano

Gazetari hulumtues, Artan Hoxha, e ka lidhur shpesh emrin e tij me vrasjet në Tropojë, sidomos me atentatin ndaj Fatmir Haklajt.

Por tani Hoxha thotë se Anton Gjergji ka qenë jo vetëm truprojë e Fatos Nanos, por edhe e Ismail Mulletit, personit që i ka dalë emri në Dokumentet e Panamasë.

“Shkaku tjetër është ish-pjesëtari i forcave speciale, që përmenda, Anton Gjergji ka qenë për pak kohë dhe truprojë i kryeministrit Fatos Nano pastaj më vonë ka qenë i implikuar në atentatet me mina dhe vrasjet e Fatmir Haklajt në 4 gusht ’99 dhe 4 nëntor ’99. Është vrarë pas atentatit të Fatmir Haklajt, në Tiranë me një atentat po ashtu të pazbardhur dhe pa autor dhe kjo ngjarje, por që ka lidhje me serialin e ngjarjeve në Tropojë.

Dhe Anton Gjergji ka qenë personazh, kushdo që kujton në atë kohë lokalet tek parku Rinia, ‘Admirali’ ka qenë lokali në krah të Hotel Dajtit, pra ajo kazinoja e famshme. Dhe në punë ishte një djalë i gjatë, trupmadh që binte në sy, ishte gjithmonë aty. Në qoftë se nuk ishte duke lëvizur me biznesmenin, e gjeje aty gjithë kohës. Ka pasur edhe një rrjet të gjerë shoqëror në Tiranë dhe është i njohur, por përfshirja në serialin e vrasjeve në Tropojë përfundoi me atentatin”.

The post Njeriu që dyshohet se vrau Haklajt e Tropojës, truprojë e Fatos Nanos appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img