11,01,2026

Njëri prej sulmuesve të Brukselit punonte në Parlamentin Evropian

Must Read

sulmuesi

Një nga personat që kryen sulmet në Bruksel disa kohë më parë kishte punuar si pastrues në objektin e Parlamentit Evropian.

Najim Laachraoui i cili është një ndër sulmuesit në aeroportin ndërkombëtar të Brukselit, gjatë muajve të verës në vitet 2009 dhe 2010 kishte punuar si pastrues në Parlamentin Evropian.

Kryesministri belg, Charles Michel, i ka mohuar fjalët se shteti i tij ka dështuar në luftën kundër terrorizmit, transmeton Klan Kosova.

Por Michel ka thënë se çdo autoritet në Belgjikë duhe ta mbajë një pjesë të fajit për sulmet e 22 marsit.

Sulmet e muajit të kaluar në kryeqytetin evropian lanë të vdekur 32 persona. Përgjegjësinë pas këtij sulmi e kanë mbajtur grupi i ashtuquajtur Shteti Islamik.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img