20,11,2024

Një vit nga tragjedia me 800 viktima

Must Read

libi-655x356

Shënohet sot një vjetori i tragjedisë më të madhe të klandestinëve në detin Mesdhe. Mbi 800 persona të nisur nga Libia humbën jetën më 18 prill të 2015, në tentativë për të arritur brigjet italiane.

Dy kapitenët e anijes u arrestuan me akuzën vrasje masive. 28 mbijetuan, 118 trupa u gjetën, kurse të tjerët rezultojnë të humbur.

18 prilli shënon një vjetorin e tragjedisë më të madhe të shënuar në Mesdhe, ku 800 emigrantë, pjesa më e madhe nga vendet e Afrikës së Veriut, të nisur nga Libia humbë jetën në përpjekje për të arritur brigjet italiane.

Fatkeqësia e klasifikuar më e rënda në dekadat e fundit, tronditi të gjithë Bashkimin Evropian dhe detyroi autoritetet të zgjerojnë operacionet e shpëtimit në afërsi të brigjeve libiane.

Sipas prokurorëve italiane, anija e peshkimit ishte aq shumë e mbingarkuar sa ishte e pamundur të manovrohej siç duhej në ato momente.

Kapiteni i anijes ra mbi një anije portugeze, të quajtur King Jacob, e cila ishte afruar për të ndihmuar peshkarexhën që ndodhej në rrezik.

Por në këtë moment rreth 100 emigrantë që ndodh eshin në afërsi nxituan ta ndihmojnë duke u spostuar të gjithë në njërën anë të anijes.

Në këtë moment nga disbalanca barka u përmbys dhe më pas u fundos.

Kapiteni tunizian, identifikuar nga prokurorët si Mohammed Ali Malek, 27 vjeç, u arrestua nën dyshimin për vrasje të shumëfishtë.

25-vjeçari sirian, bashkëpunëtori i tij i parë, Mahmud Bikhit, ishte i dyshuar edhe për shkaktimin e mbytjes së anijes.

Imazhet e shfaqura nga Reuters dy ditë pas tragjedisë tregojnë dy kapitenët teksa shikojnë nga larg evakuimin e të mbijetuarve.

Dhe këta të fundit ishin vetëm 28, teksa qindra të tjerë mbetën viktimë e një ëndrre të parealizuar.

Të mbijetuarit thanë se në bord kishin qenë rreth 950 klandestinë.

Gjithsej 118 trupa u gjetën, të tjerët kanë ende statusin të humbur.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img