25,11,2024

Një tornado e fuqishme godet SHBA-të, 2 të vdekur

Must Read

Stuhia e shoqëruar nga erëra të forta goditi pjesën qendrore të SHBA-ve, sidomos shtetet Arkansas, Iowa dhe Illinois. Erërat e forta shkaktuan zjarre të cilat janë përhapur në një pjesë të Teksasit, duke djegur tërësisht disa shtëpi.

Agjencia për menaxhim me situata të jashtëzakonshme ka njoftuar se një person ka humbur jetën në Ottava të shtetit federal Illinois, pasi mbi të kishte rënë një pemë. Në azilin për pleq në po të njëjtin qytet, janë lënduar tre persona.

Tornadoja që kaloi përmes shtetit Misuri, la të vdekur një person, ndërsa të paktën tetë shtëpi në qytetin e Perryville u dëmtuan dukshëm.

Ekipet e shpëtimit vizitojnë çdo shtëpi për të kërkuar viktima eventuale.

Meteorologët thanë se stuhia do të vazhdojë gjatë natës, ndërkohë që një qendër meteorologjike në Oklahoma paralajmëroi se rreth 45 milionë njerëz në atë rajon gjenden në rrezik.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

30 gra udhëheqëse të agrobizneseve përfitojnë 300 mijë euro grante

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami mori pjesë sot në tryezën tematike "Mundësitë e grave në sektorin bujqësor,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img