04,03,2025

Një nigerian gjendet i plagosur në kufirin shqiptaro-grek

Must Read
Policia

30-vjeçari është shoqëruar në spital nga repartet policore të “DELTA FORCE” që patrullojnë këto ditë kufirin. Ai marrë ndihmën mjekësore nga një plagë jo në rrezik për jetën, e shkaktuar me armë zjarri.

Policia shqiptare nuk ka dhënë hollësi për ngjarjen por dyshohet se shtetasi nigerian është futur nga kufiri grek në gjendje të plagosur në territorin shqiptar. Autoritet shqiptare prej disa javësh kanë përforcuar masat në kufirin me Greqinë për të parandaluar një trafik të mundshëm refugjatësh.

Grupe të vogla dhe sporadike të emigrantëve sirianë janë bllokuar gjatë muajve të fundit nga forcat policore shqiptare dhe më pas janë riatdhesuar drejt territorit grek. Në zonat veriore greke fqinje me Shqipërinë janë vendosur rreth 3 mijë refugjatë,kryesisht nga Siria. Pjesa dërrmuese e tyre jetojnë në një kampe çadra në periferi të Janinës në kushte mjaft të vështira. Grupe emigrantësh në këtë kamp bllokuan pak ditë më parë një autostradë që lidh Janinën me zonën bregdetare të Gumenicës duke sulmuar me mjete të forta policinë që kërkoi zhbllokimin e rrugës./NOA/

The post Një nigerian gjendet i plagosur në kufirin shqiptaro-grek appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen dy persona për grabitje të armatosur në Ferizaj

Ferizaj, 04.03.2025 Me datën 03.03.2025, rreth orës 18:25, policia ka pranuar një informatë për një grabitje të armatosur në një...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img