19,04,2024

Një libër muzikor që i ka munguar literaturës shkollore

Must Read

 Ferizaj, 25 prill .  “Këngë popullore-qytetare për piano”, mbanë titullin libri i të riut, Lum Halabaku, i cili u promovua të hënën pasdite në Ferizaj, me ç’rast njohësit e fushës së muzikës thanë se ky libër do tu hyjë në punë nxënësve të shkollave të muzikës.

Ky i ri, i cili është edhe nxënësi SHMM “Çesk Zadeja” në Ferizaj kishte zgjedhur këtë ditë, që krahas promovimit të librit, të festoj edhe ditëlindjen e 16 të tij.Në fjalën e tij recensenti i librit, profesori Shaban Ratkoceri, vuri në dukje se libri përmban 30 këngë të përpunuara nga thesari popullor i trevave tona dhe si i tillë pasuron literaturën muzikore.

“Është një libër që i ka munguar literaturës shkollore, duke u nisur nga fakti se në shkolla kryesisht punohet me literaturë të importuar nga jashtë.Ky libër ka një potencial ngase përmban 30 këngë të përpunuara të trevave tona dhe se cila është një kryevepër në vete, të komponuara nga autorë si Çesk Zadeja, Rexho Mulliqi etj”, ka thënë Ratkoceri.

Ndërsa edhe profesoresha, Lindita Jusufi, ka spikatur faktin se biblioteka muzikore me këtë rast është pasuruar edhe me një vepër të një autori të ri, qënë vete bartë një thesar të çmuar të muzikës shqiptare.

“Mbështetjen do ta ketë gjithmonë, shpresojmë që Lumi të mos ndalet dhe të vazhdoj të punoj dhe të sjellë edhe libra tjerë të kësaj natyre”, ka thënë Jusufi

Autori, Lum Halabaku, ka falënderuar të gjithë ata që i kanë ndihmuar, ndërsa ka thënë se ky libër do t’ju hyjë në punë pianistëve dhe se të gjitha këngët që përmban libri janë të lehta për tu ekzekutuar.

Këtë djalosh, për punën e tij të palodhshme e ka përshëndetur edhe profesori Xhevat Lila, duke thënë se entuziazmi i Lumit padyshim se nuk do të ndalet këtu por do të vazhdoj edhe promovimin e veprave të tjera.

Në fund , nxënëset e Shkollës së Muzikës”Çesk Zadeja”, Ardiana Idrizi dhe Manjolla Xhigoli, kanë ekzekutuar në piano këngë të zgjedhura nga libri.

Në promovimin e librit të Lum Halabakut, krahas familjarëve dhe miqve morën pjesë edhe zyrtarë komunal të komunës së Vitisë.

 

13077126_10209272801846890_471428035_n

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img