Kështu i burgosuri 33-vjeçar, i ikur nga burgu i njohur i Shkupit, e nis rrëfimin e tij për 19 muajt e kaluar në burgun e Idrizovës para kamerave të televizionit Telma.
Ky i burgosur, i cili fsheh identitetin, ka qenë i dënuar me 2,5 vjet për shkaktim lëndimi nën ndikim të alkoolit, ndërsa pasi është lëshuar në vikend, ka refuzuar të kthehet në burgun, ku, siç thotë, gjendja është e padurueshme.
Atje tashmë nuk mund të mbijetohet, thotë i burgosuri, i cili ankohet për higjienën, ushqimin dhe kushtet e këqija në qelitë e burgut. Në Idrizovë, sipas këtij të burgosuri, një konservë peshku ton u jepet si shujtë dy të burgosurve.
Idrizova nuk është rrëfim i panjohur për autoritetet, të cilat mbeten të shurdhra për vërejtjet e vazhdueshme të bashkësisë ndërkombëtare dhe të Komitetit të Helsinkit.
Kapaciteti i burgut është 800 vende, kurse në të momentalisht gjenden rreth 2.000 të burgosur, raporton televizioni i Shkupit.
The post Një konservë për dy veta – kjo është shujta në burgun e Shkupit (Foto) appeared first on Lajminet.