Një hap larg finales, Ferizaj para një sfidë të madhe

Share

Klubi i futbollit, FC Ferizaj, të mërkurën me fillim në ora 15:00 e pret Llapin në stadiumin me bar sintentik.

Ky duel është i vlefshëm për fazën gjysmë finale të Kupës së Kosovës.

“Ujqit” mëtojnë ta mbrojnë fitoren 2:1 nga sfida e parë e zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti”.

Ferizaj e kërkon finalen e tretë në kompeticionin e Kupës, pas atyre në edicionet 2011 -2012, dhe 2012 – 2013, në të cilat doli e mposhtur.

Në ballafaqimin ndaj Llapit do të debutoj trajneri Arsim Abazi i cili është rikthyer te Ferizaj pas largimit të Nevil Dedes.

Në gjysmëfinalen tjetër takohen Dukagjini dhe Ballkani. Klinasit kanë epërsi 3-0 nga ndeshja e parë.

Të ngjashme: