19,07,2025

Një delegacion i Kuvendit po qëndron në Vjenë

Must Read

Me ftesë të Parlamentit të Republikës së Austrisë, një delegacion nga Kuvendi i Kosovës, i përbërë nga Haxhi Shala, kryetar i Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikeëqyrje të FSK-së, Elmi Reçica, anëtar i Komisionit për Punë të Jashtme, Glauk Konjufca, zëvendëskryetar i parë i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Rexhep Selimi, zëvendeskryetar i Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së, po merr pjesë në Konferencën ndërparlamentare për Politikë të Përbashkët të Jashtme dhe Sigurisë, dhe për Politikë të Përbashkët dhe Sigurisë e Mbrojtjes (CFSP/CSDP), nga data 11 deri 12 tetor 2018, në Vjenë.

Temat e diskutimit në këtë konferencë janë: siguria, migracioni, kontrolli i jashtëm i kufijve, kontributi i BE-së për përmiresimin e situatës politike dhe humanitare në Siri, si dhe perspektiva evropiane për vendet e Ballkanit Perëndimor.​

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj rrit sigurinë në rrugë: Më pak aksidente, më shumë gjoba për parkime ilegale

Ferizaj, 17 Korrik 2025 – Me fillimin e sezonës verore dhe rikthimin e mërgimtarëve në vendlindje, Komandanti i Stacionit...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img