01,07,2025

Nitaj i bënë thirrje kryeministrit të tregoj përse po e thërret opozitën në takim

Must Read
Muharrem Nitaj

Sipas Nitajt, kryeministri e tërhoqi projektligjin nga votimi sepse nuk i kishte votat për ta kaluar, e jo për shkak të rrethanave të krijuara siç pretendoi ai, shkruan lajmi.net.

“Sponsorët kryesorë të versionit aktual të Demarkacionit me Malin e zi, Presidenti dhe Kryeministri, kanë dështuar ta ratifikojnë projektligjin për Demarkacionin në Kuvend. Çdo kush që i ka dy fije mend në kokë, e di që Kryeministri e tërhoqi projektligjin nga votimi, nga se nuk i kishte votat për ta kaluar, e jo për shkak të rrethanave të krijuara, siç tha ai. Prandaj kjo është situata e fundit rreth demarkacionit dhe çdo nismë e Kryeministrit për tu takuar me Opozitën për këtë çështje, duhet ta këtë një emër”, shkruan Nitaj në llogarinë e tij në Facebook.

Sipas tij, e gjithë kjo papërgjegjshmëri rreth demarkacionit e ka rrokullisur vendin për një vit rresht.

“Trajtimi i pandershëm dhe i papërgjegjshëm i kësaj teme, e ka rrokullisur vendin për një vit rresht dhe nuk ka mbetur më hapësirë, as edhe për një gabim të vetëm”, shkruan Nitaj. /Lajmi.net/

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Miratohet Korniza Afatmesme Buxhetore për vitet 2026–2028

Sot është mbajtur mbledhja e radhës e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, e kryesuar nga Kryesuesi Xhavit Zariqi. Në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img