18,11,2024

Nitaj: Daçiq abuzoi me vizitën e tij, fajet i ka Qeveria e Kosovës

Must Read

nitaj-690x380

Deklaratat skandaloze të zëvendëskryeministrit serb Ivica Daçiq të dhëna në Prizren, janë abuzim në kuadër të vizitës së tij në Kosovë dhe për këtë fajet i ka kryekëput Qeveria e Kosovës që lejon diçka të tillë, ka thënë për KlanKosova.tv, anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj.

Daçiq në një prononcim për media sot në Prizren tha se Serbia nuk e ka ndërmend të kërkojë falje për luftën në Kosovë, ndërsa pohoi se Kosova nuk ka gjasa të anëtarësohet në UNESCO pa një marrëveshje paraprake me Serbinë.

“Nuk është hera e parë që zyrtaret serbë vinë në Kosovë dhe sillen sikur me ua pas lanë baba këtë vend. Nuk është hera e parë që ata bëjnë deklarata skandaloze dhe askush nuk merret me ta”, tha Nitaj për KlanKosova.tv.

“Por kjo, fatkeqësisht, nuk flet për ata, por për Qeverinë tonë skandaloze, qe i ka futur veshët në lesh, dhe krejt hallin e ka si ta shpëtojë vetveten”.

“Urgjentisht duhet të ndalën edhe zyrtarët serbë që abuzojnë me vizitat e tyre, por edhe Qeveria e Kosovës, që nuk po mund të qeverisë më vendin”.

Deklaratave të Daçiq-it u është përgjigjur edhe Ushtruesi i Detyrës i ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi.

Selimi ka thënë për KlanKosova.tv se Kosova asnjëherë nuk do të negociojë me askënd për anëtarësimin në organizata të huaja, kurse deklarimet e politikanit serb i ka cilësuar si fushatë elektorale në prag të zgjedhjeve në Serbi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img