27,07,2024

Nismëtarët Lobit në Belgjikë, arrijnë progres për themelimin e degës

Must Read

Gjatë ditës së dielë, Grupi Nismetarë për themelimin e degës së Lobit në Belgjikë, është takuar me anëtarin e kryesisë së ngushtë të Lobit Euro Atlantik Shqiptarë z.Shukri Imeri dhe anëtarin e kryesisë së degës së Lobit për Gjermani Sami Fejza.

Në takim është diskutuar rreth zhvillimeve të fundit në Lob, dhe  shtrirjen e Lobit në mbarë Mërgatën Shqiptare .

Gjithashtu në takim lobistët nga Belgjika shprehën gadishmërinë për të themeluar degën për Belgjikë, duke e caktuar dhe datën e themelimit.

Met Belaj, nismetarë i degës së Lobit për Belgjikë, është shprehur mjaftë i kënaqur me ecurinë e takimit, dhe mbështetjen që ka pasur nga kryesusesit e Lobit.

Lobi Euroatlantk Shqiptar, është duke punuar që të zgjeroj themelimin e degëve në gjithë evropën e më gjerë, andaj fton gjithë mërgatën shqiptare që t’i bashkohet Lobit. Vetëm të bashkuar mund të kontribuojmë në  ruajtjen e traditës, kulturës e gjuhës, e vlerat kombëtare.

Regjistrohuni në webfaqe, bëhu pjesë e Frymës Kombëtare.  lobishqiptar zyrtare

Për çdo këshillë apo sugjerim, na shkruani: info@lobishqiptar.com

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Protestohet në Ferizaj, kërkohet lirimi i Blerim Ramadanit

Me protestë gjithëpopullore nën organizimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj, sot bashkë me familjarë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img