02,05,2024

Nisma ulet në bisedime me kryeministrin vetëm me një kusht

Must Read
NISMA

Kësaj ftese, sot dy partitë më të mëdha opozitare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), kanë pranuar që t’i përgjigjen thirrjes eventuale të Kryeministrit Isa Mustafa, për të debatuar edhe një herë çështjen e demarkacionit me Malin e Zi por NISMA për Kosovën ulet në takim vetëm me kushtin që kryeministri të kërkojë rrëzimin e marrëveshjes.

Sekretari i NISMA për Kosovën, Bilall Sherifi në një prononcim për Gazetën Express theksoi se “Nëse kryeministri kërkon takim me opozitën për ta ndihmuar atë që ta rrëzojmë bashkë këtë marrëveshje, atëherë për hirë të interesave të Kosovës do t’i përgjigjeshim pozitivisht ftesës për takim. Ndërsa në asnjë rast nuk do të shkonim në një takim me të në rast se ky takim do të kishte për qëllim legjitimimin e kësaj marrëveshje.”

Sherifi bëri të ditur gjithashtu se pas tërheqjes që qeveria i bëri versionit aktual të marrëveshjes për demarkimin e kufirit me malin e Zi nga Kuvendi, ajo që i ka mbetur asaj të bëjë tani e tutje është tërheqja nga marrëveshja.

“Ky version i marrëveshjes nuk kalon prandaj qeveria nuk ka alternativë tjetër përveç tërheqjes nga marrëveshja.” tha Sherifi.

Qeveria e Kosovës është e vendosur që të mos pranojë zgjidhje alternative për votimin e demarkacionit. Pavarësisht versioneve të reja për demarkacionin, Këshilltari Politik i Kryeministrit Mustafa, Faton Abdullahu ka theksuar më herët për Gazetën Express se “Qasja e Qeverisë vazhdon të mbetet konstruktive sa i përket përpjekjes për ta çuar përpara procesin e demarkacionit me qëllimin e vetëm se ne konsiderojmë se kjo është në të mirë të shtetndërtimit si proces, integrimeve evropiane, liberalizimit të vizave, dhe jo vetëm kaq.”

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img