25,11,2024

NISMA konsideron se zgjedhjet serbe në Kosovë shkellin Kushtetutën

Must Read

nisma-681x681

Ndaj zgjedhjeve parlamentare në Serbi, që po mbahen edhe në komunat me shumicë serbe në Kosovë, ka reaguar edhe NISMA për Kosovën, e cila konsideron se lejimi i këtyre zgjedhjeve në Kosovë nga institucionet vendase shkel Kushtetitën, është i papranueshëm dhe fyes për shtetin e Kosovës.

“NISMA për Kosovën konsideron se veprimi i institucioneve të Kosovës per lejimin e mbajtjes se votimeve për zgjedhjet parlamentare të Serbisë edhe në Kosovë, është i papranueshëm dhe është fyerje për shtetin e Kosovës. Lejimi nga ana e institucioneve të vendit tonë, që të votohet në Kosovë për zgjedhjet e një shteti tjetër, është shkelje e rëndë e Kushtetutës së Kosovës. Ky veprim është po ashtu në kundërshtim me përpjekjet e vendit tonë për integrimin e pakicës sërbe në institucionet tona”, thuhet në reagimin e partisë.

NISMA thotë se Kosova dhe Serbia janë dy shtete të pavarura, ndaj ndërhyrja në sistemet e brendshme të njëra-tjetrës, dëmton edhe stabilitetin rajonal.

“NISMA për Kosovën, vlerëson se Qeveria e Kosovës, tashmë anti-kushtetuese, dhe jo legjitime nuk mund të punojë më, në kundërshtim me interesat e qytetarëve të Kosovës”, thuhet në fund.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

30 gra udhëheqëse të agrobizneseve përfitojnë 300 mijë euro grante

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami mori pjesë sot në tryezën tematike "Mundësitë e grave në sektorin bujqësor,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img