Nxënësit dhe komuniteti i Fshatit të Vjetër i janë gëzuar sot nisjes së projektit të ndërtimit të Palestrës sportive në oborrin e shkollës , i cili padyshim do ta ketë ndikimin në mbarëvajtjen e procesit mësimor nga edukimi shëndetësor por dhe zhvillimin e shumë aktiviteteve që lidhen me sportin shkollorë. Me këtë rast kryetari i Ferizajt, Agim Aliu i ka uruar nxënësit dhe stafin mësimor për këtë projekt duke thënë se me këtë po e përmbushë edhe një zotim karshi komunitetit të këtij fshati. Madje e ka thënë se do të vazhdohet me këso që kanë rëndësinë e zhvillimit e sportit dhe nxitjen e të rinjve të merren me këtë veprimtari.
“Do të ishte e pamundur që vetëm të bënim nxitjen dhe vetëm të kishim dëshirën, vullnetin dhe pasionin e nxënësve, të rinjëve dhe të rejave të këtij lokaliteti po edhe të Ferizajt, sikur të mos investonim në infrastrukturë. Prandaj i gjithë fokusi im edhe gjatë këtyre viteve ka qenë se sit ë investohet më shumë në kapacitetet sportive, respektivisht në infrastrukturën sportive. Dhe ja që tashmë disa kemi nisur dhe në disa jemi në përfundim e sipër. Sot po nisim një objekt të ri me infrastrukturë sportive. E poashtu shumë shpejt po besojë që do të nisim edhe një tjetër, në shkollën “Ganimete Tërbeshi”. Pra kjo tregon gjithë vullnetin tonë por edhe vizionin tonë këta të rijnë dhe këtë potencial të jashtëzakonshëm që kemi ne si Kosovë , e që shpesh ne në kuptimin retorik e themi se janë e ardhmja mendojë se nuk duhet të lejojmë që të mbetet në këtë nivel. Ne duhet të bëjmë që të kemi të ardhmen . Besojë që me projekte të tilla është dëshmi se ne mendojmë për të ardhmen. Ne nuk do të ndalemi që pikërisht të kemi të qartë rrugëtimin dhe drejtimin se çfarë të ardhme të ndërtojmë dhe e ardhmja është duke investuar në kapacitetet e tilla, në infrastrukturë të tillë, në salla të tilla në mënyrë që nxënësit tanë, të rejat, të rinjtë tanë të kenë sa më shumë aktivitete sportive. Ne në fokus kemi pasur familjen , Një familje e shëndoshë mund të jetë kur ka fëmijë të shëndoshë. Kur fëmijët e tyre janë pjesë e aktiviteteve kulturore dhe sportive dhe duke qenë kështu janë larg dukurive devijante. Pra ne në fakt me këtë investim dhe këto investime po bëjmë një luftë kundër dukurive devijante dhe ne nuk do ta ndalim këtë luftë kundër dukurive devijante duke investuar sa më shumë në kapacitete të tilla edhe me investime të tjera që i kemi bërë edhe në kuadër të sportit shkollor por edhe në qytet dhe në fshatra” ka thënë kryetari Agim Aliu.
Në anën tjetër Drejtorja e shkollës Andolina Sylejmani e ka falënderuar komunën për këtë projekt duke thënë se ky projekt e avancon procesin mësimorë.
“Është një projekt shumë i qëlluar, të cilin moti e presim. Duke e ditur se Edukata Fizike mësohet që nga klasa e parë dhe i kushtohet një rëndësi mjaft e madhe edukimit shëndetësor atëherë kjo sallë është shumë e mirëpritur për ne. Falënderojmë kryetarin e komunës, Agim Aliu, për punën që po e bënë dhe presim që projekti ynë i radhës të jetë shkolla jonë e re e cila siç shihet është e ndërtuar që nga themeli nga komuniteti i dy fshatrave” ka thënë Andolina Sylejmani.
Ky projekt është trevjeçarë dhe do të përfshi tërë infrastrukturën për zhvillimin e aktiviteteve sportive.
Këtë projekt e ka përshëndetur edhe Faruk Beqiri, përfaqësues i fshatit , i cili ka thënë se me këtë projekt po u ofrohet mundësi që fëmijët të merren me aktivitete sportive dhe të mos mbeten rrugëve.
Ndërsa Drejtori i Arsimit në Ferizaj është shprehur se është një nga projektet e shumta që po realizohen dhe do të jetë një sallë me një kapacitet të mjaftueshëm për këtë komunitet.
“Është një sallë e cila do të jetë me një kapacitet prej 240 ulëseve, me një hapësirë mbi 1300 metra katrorë e cila parashihet të përfundoj Brenda projektit të paraparë. Tashmë kemi të planifikuar në buxhetin komunal dhe besojmë që brenda afateve kohore do të arrijmë të finalizojmë dhe këta nxënës sa më shpejtë ta shfrytëzojnë këtë sallë për të mirën e tyre dhe të komunitetit në përgjithësi” ka thënë Afrim Llabjani.
Këtë projekt sportive krahas nxënësve të Fshatit të Vjetër do të shfrytëzojnë edhe nxënësit e fshatit Sojevë. Mësohet se projekte të kësaj natyre do të nisin edhe në disa lokalitete.