26,02,2024

Nishani takon nxënësit nga Lugina e Preshevës

Must Read

Takimi pritet të zhvillohet në Presidencë, duke filluar nga ora 12:00.

Ndryshe, në shkollat e Luginës së Preshevës mësimi zhvillohet vetëm duke diktuar mësuesi dhe duke mbajtur shënime nxënësit.

Kështu bëjnë në çdo orë mësimi, duke nisur nga e para e deri në të shtatën. Kjo pasi që nxënësit e Luginës së Preshevës, nuk kanë libra pothuajse për asnjë lëndë. Vështirë është edhe për vet mësimdhënësit, e sidomos për ligjëruesit e historisë.

Ata jo rrallë detyrohen të shkëpusin faqe nga tekste të ndryshme, duke mos guxuar që në shkollë ta marrin gjithë librin në gjuhën shqipe.

Derisa nxënësit mësojnë në këtë formë primitive, janë plot 103 mijë e 222 tekste shkollore, që Kosova i ka dhuruar për Luginën e Preshevës, e të cilat nuk janë lejuar të hyn në Luginën e Preshevës nga shteti serb.

 

The post Nishani takon nxënësit nga Lugina e Preshevës appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Alma Loki mposht serben Milosevic dhe bëhet kampione e Ballkanit në karate

Karateistja jonë, Alma Loki, fitoi medaljen e artë në Kampionatin Ballkanik të mbajtur në Podgoricë, disiplina e katave. Edhe një...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img