17,11,2025

Nishani takon nxënësit nga Lugina e Preshevës

Must Read

Takimi pritet të zhvillohet në Presidencë, duke filluar nga ora 12:00.

Ndryshe, në shkollat e Luginës së Preshevës mësimi zhvillohet vetëm duke diktuar mësuesi dhe duke mbajtur shënime nxënësit.

Kështu bëjnë në çdo orë mësimi, duke nisur nga e para e deri në të shtatën. Kjo pasi që nxënësit e Luginës së Preshevës, nuk kanë libra pothuajse për asnjë lëndë. Vështirë është edhe për vet mësimdhënësit, e sidomos për ligjëruesit e historisë.

Ata jo rrallë detyrohen të shkëpusin faqe nga tekste të ndryshme, duke mos guxuar që në shkollë ta marrin gjithë librin në gjuhën shqipe.

Derisa nxënësit mësojnë në këtë formë primitive, janë plot 103 mijë e 222 tekste shkollore, që Kosova i ka dhuruar për Luginën e Preshevës, e të cilat nuk janë lejuar të hyn në Luginën e Preshevës nga shteti serb.

 

The post Nishani takon nxënësit nga Lugina e Preshevës appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me qendër të re të Mjekësisë Familjare – ndër më modernet në rajon

Ferizaj ka shtuar një tjetër vlerë të rëndësishme në shërbimin shëndetësor publik. Sot është përuruar objekti i ri i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img