27,07,2025

Nis seanca plenare, Xhafaj: Reforma në drejtësi kthen besimin e shqiptarëve tek ligji

Must Read

Ishte parashikuar për në orën 21.00 por janë dashur mbi dy orë që seanca parlamentare e 21 korrikut t’u rikthehej punimeve, ku pritet të miratohet në parim drafti i ndryshimeve kushtetuese për Reformën në Drejtësi.

Tashmë pas shumë negociatave, drafti u miratua fillimisht në komisionin e posaçëm të reformës në drejtësi dhe pritet të miratohet në parim në këtë seancë të posaçme, por edhe historike për politikën shqiptare.  Në seancë merr pjesë edhe kryetari i PD-së Lulzim Basha si dhe ambasadorët.

Fjalën i pari e ka marrë kryetari i komisionit të posaçem të reformës në drejtësi, Fatmir Xhafaj. Sipas tij, 3 synimet e kësaj reforme janë: konsolidimi funksional i sistemit gjyqësor, forcimi i kontrollit të brendshëm në sistemin e drejtësisë dhe pastrimi i sistemit nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar.

“Reforma synon të rikthejë besimin e qytetarëve tek ligji”, tha Xhafaj.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ndëshkohen dy shoferë për kundërvajtje trafiku në Ferizaj, dënime 500 dhe 600 euro

Ferizaj, 27 korrik 2025  Patrulla e Njësisë së Komunikacionit Rrugor në Ferizaj ka ndërmarrë masa ndaj dy shoferëve për shkelje...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img