23,02,2024

Nis ndërtimi urës në lumin “Dullho” tek Bernjaka në qytetin e Rahovecit

Must Read

Komuna e Rahovecit po vazhdon me investime që kanë të bëjnë me lehtësimin e lëvizjes së banorëve të saj dhe pas fillimit të ndërtimit të urës në fshatin Nushpallë, kanë filluar punimet në ndërtimin e urës në lumin “Dullho” tek Bernjaka në qytetin e Rahovecit. Të dy projektet janë duke u realizuar në kuadër të projektit për “Intervenime emergjente në infrastrukturë”.

Muhamet Behra drejtor i Drejtorisë për Shërbime Publike në Komunën e Rahovecit tha se këto dy projekte janë duke u realizuar në kuadër të projektit për “Intervenime emergjente në infrastrukturë”. Ai thotë po ashtu se në kuadër të kontratës së nënshkruar me operatorin për intervenime emergjente në infrastrukturë ka edhe projekte të tjera në lokalitete të tjera si në qytet po ashtu edhe nëpër fshatra dhe që pritet të fillojnë në ditët në vazhdim.

Gjatësia e urës që ka filluar të ndërtohet në lumin “Dullho” është 11 metra, gjerësia 6 metra ndërsa lartësia e urës është 3 metra./Lajm

- Advertisement -spot_img
Të fundit

34 mësimdhënës nga Ferizaj, certifikohen në kuadër të projektit të BE-së

34 mësimdhënës nga 3 shkolla të Ferizajt, u certifikuan në kuadër të projektit KosEd. Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img