27,07,2024

Nikoliq trimërohet në Rusi: Nuk varemi nga BE-ja, Serbia kurrë nuk do të hyjë për NATO

Must Read

“Serbia kurrë nuk do të bashkohet me NATO-n, kjo nuk varet nga BE, kjo varet nga Serbia. Bashkimi me NATO është një ndarje në një aleancë ushtarake, dhe ne nuk kemi nevojë për të”, tha Nikoliq.

Sipas tij, Rusia nuk ka bërë probleme për marrëdhëniet e Serbisë në bashkëpunimin e NATO-s, dhe se nuk e sheh asnjë arsye pse Bashkimi Evropian dhe NATO e kundërshtojnë bashkëpunimin tonë me Rusinë.

“Si BE dhe Rusia janë miqtë e Serbisë. Nëse ju jeni miku im, më lejoni të zgjidhi miqtë e mi. E gjithë kjo duket se ka ndezur shqetësime në lindje dhe perëndim, dhe Serbia është diku në mes”, tha Nikoliq, transmeton lajmi.net.

Duke folur për marrëdhëniet me rajonin, Nikoliq ka thënë se Serbia është i vetmi faktor i stabilitetit, të cilës të gjithë i ofrojnë dorën e pajtimit, shembulli i Kroacisë që po synon ta pengoj Serbinë për BE,

Serbia nuk do të mbetët prapa në rrugën e saj evropiane, edhe pse atje ka shkeljeve të shumta të të drejtave të njeriut dhe të drejtave të pakicave, por edhe shkelje të demokracisë.

“Kroacia është një vend i vogël për të ndaluar Serbinë në rrugën e saj evropiane, por ofron mundësi për ata që janë kundër bashkëpunimit. Ne jemi për bashkëpunim, kryesisht për shkak të serbëve që jetojnë atje, dhe se kur ajo të ftohen marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kroacisë, do të vuajnë për keqtrajtim”, tha Nikoliq.

Nikoliq ka thënë se Mali i Zi në vitet e fundit ka bërë disa gabime dhe veçoi futjen e sanksioneve kundër Rusisë.

“Sjelljet ndaj serbëve në Malin e si duket është frikë e vazhdueshme se elementi serb përsëri mund të fitoj, pasi ajo ende nuk e ka forcuar ndërgjegjësimin e gjuhës malazeze apo kishave”, përfundoi Nikoliq. /Lajmi.net/

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Protestohet në Ferizaj, kërkohet lirimi i Blerim Ramadanit

Me protestë gjithëpopullore nën organizimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj, sot bashkë me familjarë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img