27,12,2024

Nikoliq i bindur: Serbia nuk do ta njoh kurrë Kosovën, por do anëtarësohet në BE

Must Read
Tomislav Nikoliq

Serbia ka dy kushte që të bëhet anëtare e BE. I pari është që të njohin pavarësinë e Kosovës. Ne kurrë nuk do të bëjmë këtë kurrë, por do të hymë në BE. E dyta është që të kemi raporte të mira më gjitha vendet e BE-së, transmeton lajmi.net

Nikoliq e ka krahasuar Kosovën me Krimen duke thënë se “Edhe aneksimi i Krimesë ka quar që Bashkimi Evropian të vendos sanksione ndaj Rusisë”, sipas tij të njëjtën po e bënë BE ndaj Serbisë.

“Problemin që ka Serbia me Kosovë, e ka edhe Ukraina me Krimenë. Sa i përket Kosovës, BE-ja pranon pavarësinë e saj, Rusia jo. Kur është fjala për Krimenë, Rusia e pranon atë, kurse BE-ja jo”, u shpreh Nikoliq gjatë një intervistë për Al Jazzeran.

Ai ka aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian 16 vjet më parë, mirëpo jashtë saj e ka mbajtur kërkesa e BE-së që vendi të njohin Kosovën, e cila është refuzuar vazhdimisht nga Serbia, e cila vazhdimisht është mbështetur nga Rusia, një vend me të cilin ka marrëdhënie historike, kulturore dhe fetare.

I pyetur se pse, Serbia kërkon anëtarësim në BE, por nuk i bashkohet edhe NATO-s, Nikoliq tha: “NATO është një histori tjetër. Ne u sulmuan dhe bombarduam nga NATO në vitin 1999 për asnjë arsye. Kjo pati pasoja të mëdha, jo vetëm për ekonominë tonë, por edhe të në qëndrimin e qytetarëve tanë ndaj NATO-s. Unë jam i bindur si edhe shumica e qytetarëve, se Serbia kurrë nuk do të jetë në NATO.” /Lajmi.net/

 

 

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img