12,01,2026

Nikoliq: BE-ja të sqaroj nëse njohja e Kosovës është kusht

Must Read

01-Tomislav-Nikolic-780x439-750x375

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq, ka deklaruar se shpesh ka kërkuar nga përfaqësuesit e Bashkimit Evropian që të deklarohen nëse në fund të procesit të integrimit Evropian, Serbinë do ta presë kërkesa për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Sipas Nikoliq, do të ishte mirë që BE-ja të deklarohet për këtë, në mënyrë që të shohin edhe disponimin e qytetarëve.

Nikoliq ka përsëritur para mediave greke, se nuk ekziston kurrfarë mundësie që Serbia të njoh pavarësinë e Kosovës, qoftë edhe nëse rrezikohet hyrja e saj në Bashkimin Evropian.

Ai ka shtuar se BE-ja duhet të sqarohet, nëse qëllimi i saj është që Serbia të bëhet anëtare e BE-së.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img