Ngjela i kujton Berishës se pas reformës në drejtësi është Amerika dhe jo Edi Rama, ndërsa i bën thirrje që të shkojë në Kuvend ta votojë reformën.
Më tej ai i sjell në kujtesë Zërin e Amerikës në vitin 1997.
Reagimi i plotë i Ngjelës:
Kreshnikët e Saliut, dhe USA
Berisha po thërret si i marrë për të rrëzuar Ramën me 5000 vetë. … kreshnikët e tij.
O Sali, është Donald Lu, jo Rama forca e Reformës në Drejtësi. Nuk ke çfarë të bësh : pse, me pesë mijë mjeranë do t’i shpallesh luftë Amerikës ti?
Nuk të dalin Sali… Nuk të dalin as aleatët : ISIS, Alkaeda, Arabia Saudite… madje merre dhe Kinën po deshe…
Nuk ke mundesi për destabilizim të Shqipërisë, Sali, janë të gjithë forcat rétrograde kundërshtare shekullore të Shqipërisë, të tulatura sot nga politika amerikane. Nuk sheh që mori dhe Ukrainën?
Në Parlament shko voto një herë Reformën, se të tjerat i di FBI. NUK e mban dot më gjënë e vjedhur ti dhe i gjithë tabori yt. Kjo është loja, por është e mbyllur.
Nuk ka rrugë tjetër zvarritëse. Rama nuk trembet më shumë nga 5000 kreshnikët e tu, (nëse janë vërtet dhe këta), sesa nga Zëri i Amerikës. E mban mend çfarë të bëri në vitin 1997 The Voice of America?
Shko çalë – çalë në Parlament dhe voto Reformën në Drejtësi! Sherihati nuk ka më vend në Shqipëri, ka vdekur me Enver Hoxhën, por kjo Reformë që do të votosh ti, do ta varrosë. Është më mirë për ty të marrësh pjesë në procesionin e funeralit të Sherihatit në Shqipëri./Dritare.net
The post Ngjela i kujton Berishës çfarë i bëri “Zëri i Amerikës” në 1997 appeared first on Lajminet.