14,09,2025

Nga se shkaktohen pikat e bardha dhjamore në lëkurë dhe si mund t’i trajtoni

Must Read

Formimi i pikave të bardha dhjamore në lëkurë nuk është një problem i panjohur në dermatologji dhe këto të fundit quhen milia.
Miliat janë kiste të vogla të mbushura me keratin dhe formohen si pasojë e paaftësisë së qelizave të lëkurës për ta përhapur natyrshëm keratinën. Këto favorizohen nga ekspozimi në diell dhe bllokimi i poreve nga grumbullimet e produkteve kozmetike apo të kujdesit të lëkurës.
Këto pika të bardha mund t’i shfaqen kujtdo, pavarsisht moshës apo llojit të lëkurës dhe janë në të vërtetë shumë të zakonshme tek foshnjat.
Si mund t’i trajtoj në kushte shtëpie?
Nuk duhet t’i shtypni pasi kjo do të dëmtonte lëkurën ! Duhet të provoni një krem me acid glikolik dhe retinol, përbërës që promovojnë qarkullimin qelizor. Nëse keni lëkurë të ndjeshme, duhet të siguroheni që këto produkte nuk ju shkaktojnë acarim. Duke qenë se këto pika të bardha favorizohen nga dielli duhet të përdorni gjithmonë krem mbrojtës .
Shmangni produktet komedogjenike të cilat bllokojnë poret e lëkurës! Kërkoni për produkte “non-comedogenic” .
Këto pika të bezdisshme mund të kërkojnë disa javë apo dhe muaj të zhduken plotësisht.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Qytetarët e Ferizajt në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së – Pjesëmarrje e madhe në protestën në Hagë

14 shtator 2025 – Pasditen e sotme, mijëra qytetarë nga mbarë bota janë mbledhur në Hagë të Holandës për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img