17,05,2024

Nga dita e Hënë do të mbyllet për çarkullim kalimi mbi hekurudhë në rrugën “Agim Matoshi”

Must Read


Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencës, njofton qytetarët ferizajas se nga data 13.03.2023 deri më datën 20.03.2023 do të bëhet mbyllja e përkohshme e një segmenti (pjese) të rrugës urbane “Agim Matoshi” te kryqëzimi me rreth-rrotullim me rrugën “Gursel dhe Bajram Sylejmani” konkretisht segmenti rrugor që kalon mbi binar hekurudhor të qytetit të Ferizajt, në drejtim të rrugës së Gjilanit
NJOFTIMI I PLOTË
Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencës, njofton qytetarët ferizajas se nga data 13.03.2023 deri më datën 20.03.2023 do të bëhet mbyllja e përkohshme e një segmenti (pjese) të rrugës urbane “Agim Matoshi” te kryqëzimi me rreth-rrotullim me rrugën “Gursel dhe Bajram Sylejmani”, konkretisht segmenti rrugor që kalon mbi binar hekurudhor të qytetit të Ferizajt, për shkak të punimeve që do të zhvillohen në rehabilitimin e pjesës Jugore të linjës hekurudhore 10 (Fushë Kosovë – Hani i Elezit).
Rrugë alternative për qarkullimin e automjeteve në trafik nga data 13.03.2023 deri më datën 20.03.2023 mund të përdoren rrugët “Besim Rexhepi”, “Nënkalimi te Plus Marketi” dhe rruga “Gursel dhe Bajram Sylejmani”, gjithashtu automjetet që qarkullojnë nga fshatrat Gaçkë dhe Greme mund të përdorin edhe rrugë alternative “Tahir Guri” – rreth tregut të gjelbër, rruga “Imri Halili” dhe Liman Rekaj” duke vazhduar drejt nënkalimit te Plus Marketi.
Apelojmë te qytetarët që të shfrytëzojnë rrugët alternative dhe të kenë mirëkuptim deri në përfundimin e punëve nga ana e Hekurudhave, ndërsa nga Policia e Ferizajt kërkojmë që me një intensitet më të shtuar të policëve të kryejnë mbarëvajtjen dhe sigurinë në trafik.
Paraprakisht ju falënderojmë për bashkëpunim !

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet i dyshuari i dytë për rastin ‘’Vrasje e mbetur në tentativë’’

Me datën 26.04.2024 rreth orës   23:30 policia e stacionit në Ferizaj kishte pranuar një informatë se në rrugën "...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img