25,12,2024

Nga 500 deri në 3 mijë euro gjobë për bizneset që ekspozojnë produktet ushqimore në diell

Must Read

Bizneset ferizajase të cilat ekspozojnë produkte ushqimore në vende të hapura që i nënshtrohen temperaturave të larta dhe rrezeve të diellit, do të dënohen nga 500 deri në 3 mijë euro, në bazë të ligjit për ushqimin, pas një aksioni të ndërmarrë nga Inspektorati komunal i Ferizaj. Inspektori sanitar Xhelal Berisha, tha se me anë të këtij vendimi synojnë mbrojtjen e shëndetit publik.
“Artikujt ushqimor dhe sendet për përdorim të përgjithshëm është rutinë e jona e inspeksionit sanitar, kjo është detyrë e jona që duhet t’i mbikëqyrim këto subjekte afariste. Sa i përket ushqimit që ekspozojnë kjo është e ndaluar dhe do të ndalohet dhe ata të cilët i qesin produktet në ekspozim të dellit atëherë sigurisht që nuk është e lejuar, kështu thotë edhe ligji, sa i përket pemëve dhe perimeve duhet të ruhen në temperatura, por pemët dhe perimet e dimë që ato rriten jashtë dhe mund të pastrohen, por është mirë që të futen brenda për shkak se qëndrueshmëria e tyre është më e lartë, nëse pema kur të vjelët nga natyra dhe futet brenda atëherë e ka qëndrueshmërinë më të madhe, përafërsisht 2-3 ditë në temperatura +6, kjo është ajo që duhet të bëjnë subjektet afariste, për shkak se humbja e tyre është më e madhe nëse ekspozojnë në diell, qëndrueshmëria e tyre mund të zbehet dhe humbja e tyre është më e madhe, prandaj çdo subjekt afarist duhet të fus brenda produktet e jo të ekspozohen në diell”, theksoi Berisha.
Berisha, e pranoi se gjendje aspak e mirë sa i përket ekspozimit të produkteve ushqimore në vende të papërshtatshme, qëndron edhe në tregun e gjelbër në Ferizaj, mirëpo tha se do të angazhohen për të përmirësuar këtë gjendje.
“Edhe tregjet duhet të rregullohen në atë masë sa që të bëhen me mbuloja, gjendja nuk është e mirë e tyre, ku janë pemët, perimet, vet pronarët përafërsisht i kanë të mbyllura, edhe lëngjet duhet të mos ekspozohen në diell pasi janë shumë të rrezikshme, por edhe të gjitha produktet”,tha Berisha.
Megjithatë, aksioni i komunës për largimin e produkteve ushqimore nga ekspozimi në vende të papërshtatshme, nuk është mirëpritur nga bizneset, të cilat me ankesa të shumta i janë drejtuar Inspektoratit komunal, transmeton Televizioni Tema.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

KESCO kërkon që të kursehet energjia elektrike: Gjatë natës ndalni kondicionerët, bojlerët e ngrohëset me rrymë

Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) ka bërë apel gjithë qytetarëve që të kursejnë energjinë elektrike. Margarita Rashiti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img