Ferizaj.17.03.2017. Në bazë të vendimit të Kuvendit Komunal të Ferizajt 01. nr. 25 të datës 09.03.2017; në bazë të nenit 11 të Ligjit NR.04/L-174; në bazë të nenit 7 dhe 8 të Udhëzimit administrativ të MMPH-së nr. 05/2014; në bazë të nenit 3 të Udhëzuesit të MMPH-së nr. 20 të datës 16.08.2016, Drejtoria e Urbanizmit dhe Mjedisit e Komunës së Ferizajt, njofton të gjithë qytetarët, institucionet, shoqërinë civile, mediumet dhe të interesuarit e tjerë, se duke filluar nga data 25.03.2017, bëhet hapja e shqyrtimit publik për
“Projektplanin Zhvillimor Komunal të Ferizajt për periudhën tetëvjeçare 2017-2025”.
Shqyrtimi do të jetë i hapur deri më datën 26.04.2017.
Projektplani Zhvillimor Komunal do të jetë i ekspozuar në hollin e Kuvendit Komunal të Ferizajt, në objektin e Komunës, rruga ‘Dëshmorët e Kombit” pn.
Hapja zyrtare e Planit Zhvillimor Komunal do të bëhet më 25.03.2017 në sallën e kuvendit në ora 10:00.
Drejtori i Urbanizmit dhe Mjedisit
Faik Grainca