19,05,2024

“Neymar, herët ose vonë do të transferohet te Real Madridi”

Must Read

Kështu mendon së paku legjenda braziliane, Rivaldo, që ka folur rreth një transferimi të mundshëm të bashkëvendësit të tij në ‘Santiago Bernabeu’.
Ylli brazilian këtë verë ka qenë i lidhur me një kalim te Real Madrid, si zëvendësues i Cristiano Ronaldos.
“Tani për tani, duhet të besoj në fjalën e tij se ai do të qëndrojë në PSG”, ka thënë fillimisht Rivaldo në një intervistë me Betfair.
“Por, nga ajo që di dhe komentet që dëgjoj, prirem të mendoj se, herët a vonë, do të përfundojë në Real Madrid”.
“Ka gjasa që ai të qëndrojë në Francë për të paktën një vit, por me një treg kaq të çmendur unë nuk e di se çfarë do të ndodhë të nesërmen”./Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjobë ndaj personit që bëri tejkalim në vijë të plotë, identifikohet kundërvajtja përmes dronit të policisë

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor me datën 18.05.2024 rreth orës 16:35, në rrugën magjistrale Ferizaj-Viti, skatësisht në fshatin Gërlicë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img