16,07,2024

Neue Zürcher Zeitung: Gjyqtarët e Kosovës mezi marrin frymë!

Must Read

nzz

E përditshmja më e vjetër europiane dhe një nga gazetat më të respektuara në botë, Neue Zürcher Zeitung në numrin e së hënës ka sjellur një vëzhgim interesant për gjendjen e drejtësisë në Kosovë. Konkretisht Pallatin e Drejtësisë. Gazeta Blic ua sjell të plotë këtë artikull:

Ka shumë arsye pse Drejtësia në Kosovë po funksionon kaq keq. Jo vetëm nepotizmi e korrupsioni janë fajtorë. Gjyqtarëve u mungon edhe ajri. 

Prej vitit të kaluar Kosova e ka një Pallat të Drejtësisë. Në periferi të Prishtinës qëndron një kompleks i gjerë ndërtesash prej betoni, çeliku dhe xhami. Këtu janë vendosur autoritetet më të rëndësishme gjyqësore të vendit. Në vitin 2011 ishte vënë gurëthemeli. Më parë autoritetet kishin marrë në mënyrë të rregullt një studim fizibiliteti. Pas kësaj, BE-ja dhe 25 milionë Euro kurse Qeveria e Kosovës shtoi edhe 5 milionë Euro për këtë projekt. Në fjalën e tij, përfaqësuesi i BE-së për vendin të pranishmëve ua kujtoi sesi duhet patur parasysh rëndësinë e një sistemi funksional gjyqësor për demokracinë dhe “perspektivën evropiane” të Kosovës. Atij iu lejua për të përfunduar fjalën për hir të edukatës.
 

Pastaj punët i mori një firmë bullgaro-kosovare e ndërtimit.

Gjithsesi, e tëra zgjati rreth dy herë më gjatë sesa qe planifikuar derisa u përurua Pallati i Drejtësisë në Marsin e vitit 2015. Përsëri pati fjalime: Ministri i Drejtësisë shprehu bindjen se në këto hapësira të reja do të ketë mundësi për të punuar shumë më mirë në shërbim të drejtësisë dhe se asgjë më s’do të shpëtojë nga dora dhe – për të mirën e të gjithëve. Sepse në fakt gjyqësia atje po shtyen një mal frikshëm me rastet e hapura. Gëzimi nuk zgjati shumë. Defektet e ndërtimit u bënë shumë të dukshme.  Si, e pyesnin shumë njerëz veteb mund të ishin dhënë aq shumë para për të ndërtuar në mënyrë kaq të keqe? Pesë muaj më vonë u  ngrit një komision hetimor.

Para ca kohësh u ndalua një kamion në një postbllok. Aty mund të ishin dosje të cilat ishin nisur në drejtim të Bullgarisë.  Zyrtarët vëmendshëm konstatuan se brenda ishin dokumente që kanë të bëjnë me ndërtimin e Pallatit të Drejtësisë. Komisioni Hetues tani është duke shpresuar për të gjetur se si erdhi deri tek ndërtimi i atij pirgu ku tubat pikojnë, njerëzit mbeten të mbërthyer në ashensor, dyert zvarriten dhe zyrtarët gjyqësorë paken nga mungesa e ajrit. Mbi të gjitha, ata duan të dinë pse përmbajtja e oksigjenit në ndërtesë brenda është nën nivelin e masës së parashikuar.  Vetëm mëpas, popullit mund t”i shpjegohet pse gjyqtarët dhe prokurorët po rrëzohen në karriga!/NZZ/Gazeta Blic/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për përdorim të armës

Policia e stacionit në Ferizaj me datën 15.07.2024 rreth orës 23:30 ka pranuar një informacion se në rrugën  ‘’Vëllezërit...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img