14,05,2025

Nesër shënohet Dita e Veteranit të UÇK-së- 30 dhjetor

Must Read

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, nesër shënon Ditën e Veteranit, ditë kjo që nderon kontributin dhe sakrificën e gjithë bashkeluftëtarëve për lirinë e Kosovës.

Në nder të kësaj dite, të nderuar bashkëqytetarë, familjarë të Dëshmorëve të Kombit, Invalidë dhe Veteranë të UÇK-së, ftoheni nesër me datë: 30.12.2018, ora 10:00, në homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit të UÇK-së në Ferizaj.

Në këtë ditë kujtojmë shokët Dëshmorë të Kombit, kujtojmë bashkëluftëtarët që nuk janë më në mesin tonë, kujtojmë me krenari lavdinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ardhja juaj në homazhe nderon gjakun, veprën dhe sakrificën e dëshmorëve për liri.

Lavdi jetës dhe veprës së Dëshmorëve, lavdi shokëve tanë që nuk janë më në mesin tonë!

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ka ndërruar jetë veterani i UÇK-së, Muhamet Karalija

Me dhembje e pikëllim, morëm lajmin për ndarjen nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërmarrësit të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img